Edhe si individ ne duhet të llogarisim dhe paguajmë tatime në momentin që marrim të ardhurat. Saktësim i kategorive, do t’ju vijë në ndihmë për të kuptuar situatën tuaj. Do të njiheni me format kryesore të llogaritjes dhe pagesës së tatimeve.
Vlerësimi i saktë i tatimit të pagueshëm që individi duhet të paguajë është jo vetëm detyrim ligjor por edhe planifikim dhe marrja e vendimeve që ne duhet të marrim. Për këtë është e nevojshme që të kemi informacion të saktë për tatimet që duhet të paguajmë dhe detyrime të tjera.
Tashmë edhe individët që realizojnë të ardhura vjetore më shumë se 2 milion Lekë dhe/ose janë të punësuar në më shumë se sa një punë njëkohësisht, duhet të plotësojnë deklaratën individuale. Ky proces mund të kryhet nga vetë Ju, duke kuptuar disa koncepte të thjeshta të llogaritjes së tatimit, deklarimit dhe administrimit të detyrimit tatimor.
Kur është afati i deklarimit dhe pagesës së tatimeve për individin ?
Deklarata tatimore individuale vjetore e të ardhurave (ose siç njihet ndryshe DIVA), duhet të plotësohet në formë elektronike brenda datës 30 Prill të muajit pasues. Do të njiheni me disa afate të tjera të pagesës së tatimit në burim, kontributeve nga ambulantët dhe situata të tjera të deklarimeve individuale.
Si lind dhe trajtohet tatimi i dyfishtë midis shteteve midis individëve ?
Ky dokument vlen për tu paraqitur në shtetin tjetër, ku individi ka realizuar të ardhurat, me qëllim shmangien e tatimit në burim apo aplikimin e tarifës së reduktuar të tatimit në shtetin e burimit. Certifikata e Rezidencës për Individë provon se individi është rezident në Shqipëri dhe paguan tatimin në Shqipëri për të ardhurat (personale) globale të realizuara.
A ju duhet ndihme?? Ne jemi online
Fillo nje bisede
Hi! Klikoni një nga anëtarët tanë më poshtë për të biseduar në Whatsapp