Kodi i Punës

Kryefaqe | Kodi i Punës

Kodi i punës

Kodi i Punës rregullon gjithçka midis biznesit tuaj dhe njerëzve që punojnë në të, nga kontrata dhe orari te pushimet, paga dhe mbarimi i marrëdhënies. Zgjidhni temën dhe në çdo faqe gjeni rregullin, afatin dhe nenin e ligjit.

✓  Paga minimale 2026: 50,000 lekë ✓  Kontributet: 16.7% dhe 11.2% ✓  Pushimet vjetore: 22 ditë pune ✓  Deklarimi: 1 ditë përpara

Çfarë gjeni këtu

Sa ju kushton në total një punonjës? Vendosni pagën bruto dhe shikoni menjëherë pagën neto, kontributet dhe koston e plotë për biznesin.
→

Pyetjet më të shpeshta

Sa ditë pushim vjetor i takojnë një punonjësi?

Jo më pak se 22 ditë pune gjatë vitit të punës, sipas nenit 92 të ndryshuar me ligjin nr. 91/2024. Rregulli i mëparshëm prej 4 javësh kalendarike nuk vlen më. Festat zyrtare nuk llogariten brenda pushimeve. Shiko rregullat e pushimeve →

Kur duhet ta deklaroj punonjësin e ri?

Të paktën një ditë kalendarike përpara se të fillojë punën, me formularin ESIG027 në E-Filing, sipas nenit 11 të ligjit nr. 9136/2003. Kontrata me shkrim lidhet brenda 7 ditëve nga dita e punësimit. Çfarë duhet të keni gati →

Cila është procedura e saktë për të larguar një punonjës?

Njoftim me shkrim të paktën 72 orë para takimit, takimi ku punëmarrësi dëgjohet dhe vendimi me shkrim brenda 48 orëve deri në një javë pas takimit. Mosndjekja e procedurës sjell dëmshpërblim deri në dy muaj pagë. Shiko procedurën →

Doni t’i keni kontratat dhe listëpagesat gjithmonë në rregull?

Kontratat, dosja e punonjësit, listëpagesa mujore dhe deklarimet janë pjesë e abonimit tonë mujor. Një ekonomist i jashtëm, pa kostot e një departamenti të brendshëm.

✓  Pa detyrim  ·  ✓  Konfidencialitet  ·  ✓  Përgjigje brenda 24 orëve

GDPR